Policia në Deçan arreston personin në kërkim për dy vepra penale

Kronikë e zezë

Policia në Deçan arreston personin në kërkim për dy vepra penale

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:55
Foto ilustruese

Pas publikimit të fotos së një personi në kërkim nga Policia, qytetarët e kanë ndihmuar Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për dy vepra penale “vrasje në tentativë”, në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë dhe veprës “vetëgjyqësi”, në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

I arrestuari kishte dy identitete dhe është arrestuar në fshatin Llukë e Epërme e Deçanit nga njësitë policore.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 30.08.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LUAN ( Muhamet) LAJQI, i cili kërkohej për dy (2) vepra penale ‘vrasje në tentativë’ në kërkim nga  Gjykata Themelore në Pejë, dhe një (1) vepër ‘vetëgjyqësi’, në kërkim nga  Gjykata Themelore në Gjakovë.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe sot me datë 02.12.2019 rreth orës 15:30 në fshatin Llukë e Epërme –Deçan , është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të stacionit policor në Deçan.

Sektori i hetimeve në Deçan kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur  i cili është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale ‘vetëgjyqësi. Ky dënim ju ka shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë me emrin Argjend MOLLIQAJ. I njëjti e ka ndërruar emrin nga Argjend MOLLIQAJ, në Luan LAJQI dhe me ketë emrin e fundit i njëjti po ashtu ka qene i kërkuar me Urdhëresë për sjellje me forcë , të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat