Atentat në Peqin, vdes 23-vjeçari, një tjetër i plagosur - Bota Sot
Atentat në Peqin, vdes 23-vjeçari, një tjetër i plagosur

Kronikë e zezë

Atentat në Peqin, vdes 23-vjeçari, një tjetër i plagosur

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 19:52
Pamje nga aksidenti

Një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një atentati me armë që i bënë në Peqin.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në fshatin Përparim.

Viktima është identifikuar si Andi Zylyfi. 

Ai u dërgua në spital por fill më pas mjekët shpallën vdekjen e tij dhe deklaruan se i riu kishte ardhur pa shenja jete.

Drejt viktimës dhe të plagosurit dyshohet se është qëlluar nga persona që ndodheshin brenda një automjeti në ecje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për hetimin e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat