Pejë: Ia kërkojnë 16 mijë euro për të ia kthyer veturën e vet, arrestohen dy të dyshuarit

Kronikë e zezë

Pejë: Ia kërkojnë 16 mijë euro për të ia kthyer veturën e vet, arrestohen dy të dyshuarit

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se i kanë kërkuar para një personi të cilit ia kishin marrë veturën

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Pejë, ku të dyshuarit kishin kërkuar nga viktima 16 mijë euro, për të ia kthyer veturën e tij të cilën ata e kishin në posedim.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit që e kishin në posedim veturën e viktimës mashkull të cilit i kishin kërkuar viktimës rreth 16.000 euro për t’ia kthyer veturën”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat