Përleshje mes vete, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Përleshje mes vete, arrestohen pesë persona

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Policia njofton se dje në fshatin Vogovë të Gjakovës janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët pas një zënke që kishin pasur kishte ardhur deri te sulmi fizik, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë automatike AK-47 dhe 9 gëzhoja të fishekëve.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat