Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 08:39
Ilustrim

Sot rreth orës 01:00, njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, për disa vjedhje të rënda, njofton Policia e Kosovës.

“Të arrestuarit dyshohet se jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda kryesisht vjedhjeje të baterive/ akumulatorëve, të makinerive të rënda/kamionëve, raste këto që kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dhe në disa lokacione në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Forca e rendit njofton se deri më tani nga hetuesit janë siguruar prova të mjaftuesh me për nëntë raste të vjedhjeve të rënda, ku dyshohet se personat në fjalë janë të përfshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, të pesë personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat