Digjet një restorant i pashfrytëzuar në rrugën e Gërmisë në Prishtinë - Bota Sot
Digjet një restorant i pashfrytëzuar në rrugën e Gërmisë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet një restorant i pashfrytëzuar në rrugën e Gërmisë në Prishtinë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:06
Foto

Një restorant ka marrë flakë pasditen e së shtunës, në rrugën “Dr.Shperim Robaj”, në Prishtinë.

Sipas përgjigjes nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, nga ky zjarr nuk ka të lënduar, kurse ekipet e zjarrfikësve janë ende duke bërë përpjekje që të shuajnë zjarrin.

Restoranti që gjendej në rrugën për Gërmi, ka qenë i pashfrytëzuar dhe raportimin në polici e ka bërë një zyrtar i policisë i cili kishte qenë afër vendit të ngjarjes.

“Me datë 18.01.2020 rreth orës 14:35, një zyrtar policor, ka njoftuar në qendrën e thirrjeve, se në rrugën ‘Dr Shpetim Robaj’ Prishtinë, një restorant i pa shfrytëzuar është duke u djegur. Në vend ngjarje kanë dal ekipet e nevojshme policore dhe ekipet e zjarrfikëse të cilët janë duke bërë përpjekje që ta vënë nën kontroll zjarrin. Nga zjarri nuk ka të lënduar”, tha Krasniqi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat