Arrestohet i dyshuari për grabitje me armë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për grabitje me armë

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin E.K. si i dyshuar për një rast grabitje me armë.

I dyshuari, E.K. 19 vjeç më 18 janar 2019, rreth orës 02:20 minuta në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i arrestuar më herët dhe gjendet në paraburgim, të maskuar dhe të armatosur me armë, kanë hyrë në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat