Burg për pesë të akuzuar për keqpërdorim detyre

Kronikë e zezë

Burg për pesë të akuzuar për keqpërdorim detyre

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në rastin e të akuzuarve I.T., B.F.,Z.K.,V.H.-P.,R. Th. dhe F.T.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 06.06. 2018, është ndryshuar nga aktgjykim lirues në aktgjykim dënues.

Të akuzuarit janë shpallur fajtor nga ana e Gjykatës së Apelit për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I.T. dënohet me 3 vjet burg, B.F. 2 vjet e 4 muaj, Z.K. 2 vjet e 8 muaj burg. Ndërsa V.H.,F.T. dhe R. Th., secili veç e veç, dënohen me nga 6 muaj heqje lirie.

Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndaj të cilit palët kane të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se nga provat që janë pjesë e shkresave të lëndës janë përmbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat