Arrestohen hajnat e Malishevës, tentuan vjedhje në bankën TEB

Kronikë e zezë

Arrestohen hajnat e Malishevës, tentuan vjedhje në bankën TEB

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 15:12
Gjesendet e gjetura

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më saktë Stacioni policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore  në Gjakovë.

Sot më 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve të tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme  në territorin e Komunës së Malishevës.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur  me datë 20.01.2020 në ora  02:40 në fshatin  Kijevë  ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryenin  vjedhjen e të hollave  në bankomatin e bankës TEB .

Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

·         M.M.- m /k/ sh - 29 vjeçar                     

·         F.K.- m /k/ sh-29 vjeçar

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

Një automjet të tipit Renault Llugano

Dy maska

Dy palë dorëza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat