Vdekje e dyshimtë në Shtime - Bota Sot
Vdekje e dyshimtë në Shtime

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Shtime

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:59
Foto

Burri nga Shtimja dërgohet i vdekur në spital, nisin hetimet

Një burrë nga Shtimja është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente, njofton Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“ Shtime 24.02.2020 – 01:45. Raportohet se në Qendrën Emergjente ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat