Personat që kryen veprën penale ‘mashtrim’, nga tre vite burg - Bota Sot
Personat që kryen veprën penale ‘mashtrim’, nga tre vite burg

Kronikë e zezë

Personat që kryen veprën penale ‘mashtrim’, nga tre vite burg

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:51
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve RR.H dhe K.R.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë thuhet se i akuzuari RR.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, e 9 muaj për veprën penale ‘Mashtrimi’ të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

Ndërsa, i akuzuari K.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve për veprën penale ‘Mashtrimi’ të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

Në njoftim thuhet se të akuzuarve RR.H dhe K.R në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 30.05.2019 deri më datë 26.02.2020.

“Të akuzuarit RR.H dhe K.R janë akuzuar nga Prokuroria pasi që në periudhën kohore prej datës 30 dhjetor 2011 deri me datë 24 korrik 2012 në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit F.D. të akuzuarit RR.H dhe K.R së bashku me të pandehurin E.L, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes se rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e kishin vënë në lajthim të dëmtuarin F.D me ç ‘rast kishin arritur të marrin nga i dëmtuari shumën e përgjithshme të të hollave prej 290,810.00 euro duke i shkaktuar dëme materiale. I dëmtuari F.D. për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontestin e rregullt civilo-juridik”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Në njoftim bëhet e ditur se palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat