Aksidenti në magjistralen Ferizaj –Prishtinë, vdes këmbësorja

Kronikë e zezë

Aksidenti në magjistralen Ferizaj –Prishtinë, vdes këmbësorja

Më: 11 mars 2020 Në ora: 07:43
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje”, njofton policia.

Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 

***

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lexuesit kanë dërguar fotografi ku shihet një person i shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia si dhe ekipet e tjera të emergjencës.

Image

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat