I dha një gruaje para me fajde, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

I dha një gruaje para me fajde, arrestohet gjakovari

Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person të dyshuar për marrje të parave me fajde

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti i ka dhënë me fajde para viktimës femër kosovare”, thekson raporti.

Nga i dyshuari janë sekuestruar tri fletore me shënime që dyshohet se janë përdorur në veprën penale “fajde”.

Policia ka gjetur në garazhin e të dyshuarit 2264 litra alkool pa prejardhje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat