Plagosje në Gjakovë, viktima dërgohet për spital në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Plagosje në Gjakovë, viktima dërgohet për spital në gjendje të rëndë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:27
Ilustrim

Sot rreth orës 15:30 ka ndodhur një plagosje në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Viktima është transportuar nga një qytetar për në spitalin ‘Isa Grezda’ të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Krist Gjokaj nga Policia e Kosovës.

Arma e përdorur nga viktima është e llojit ‘AK47’. Ndërkohë i dyshuari e ka pranuar se ka kryer veprën.

“Sot me datën 14.03.2020, rreth orës 15:30, jemi njoftuar për një rast plagosje në fshatin Bishtazhin, ku viktima i lartcekur në gjendje të rëndë ishte transportuar nga një qytetar për në spitalin Isa Grezda në Gjakovë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin e lartcekur i cili ka pranuar veprën dhe ka dorëzuar armën e cila sipas tij është përdorur në rast, AL47. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar. Ndërsa patrulla në spital kemi mësuar se viktima për shkak të gjendjes së rëndë ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, si dhe janë ftuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rast”, ka konfirmuar Gjokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat