Gjendet një mjet shpërthyes në një fshat të Podujevës, intervenon FSK-ja

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në një fshat të Podujevës, intervenon FSK-ja

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Një mjet shpërthyes është gjetur mesditën e së premtes në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm. Sipas PK-së, mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur në fushë nga një person.

“Fsh. Llapashticë, Podujevë 10.04.2020-15:15. Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thotë Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat