Dyshohet se dhunoi 15 vjeçaren, kërkohet paraburgim

Kronikë e zezë

Dyshohet se dhunoi 15 vjeçaren, kërkohet paraburgim

Më: 18 prill 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, se i dyshuari E.H., më 13 prill 2020, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që duke shfrytëzuar pozitën e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj.

Sipas një komunikate të prokurorisë, ndaj të dyshuarit prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi ekziston rreziku i arratisjes dhe i ndikimit të e dëmtuara e mitur, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër, para gjyqtarit të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat