Tiranë/ Bien nga lartësia, ndërron jetë 45-vjeçarja

Kronikë e zezë

Tiranë/ Bien nga lartësia, ndërron jetë 45-vjeçarja

Më: 21 prill 2020 Në ora: 19:45
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Tiranë ku një 45-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia.

Sipas policisë ajo ka rënë nga sheshpushimi i pallatit. Këta të fundit shprehen se dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat