Mitrovicë: Tentim përleshje me thika, policia parandalon incidentin

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Tentim përleshje me thika, policia parandalon incidentin

Më: 7 maj 2020 Në ora: 23:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e mbrëmjes së sotme, në Mitrovicë, saktësisht në Shipol ka ndodhur një tentim përleshje me thika.

Sipas faqes, që pasqyron këtë incident përmes imazheve nga vendi i ngjarjes, thuhet se përleshja u evitua, me ndërhyrjen e policisë.

Njësitë të Policisë së Kosovës kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet të paktën për një person të arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat