Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 37-vjeçari në Maliq

Kronikë e zezë

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 37-vjeçari në Maliq

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare për shkak se akuzohet për veprën penale ‘”Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. I arrestuari është R. M., 37 vjeç dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Maliqit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat