Në malin e fshatit Përlepnicë të Gjilanit janë shkatërruar bimë të llojit Kanabis Sativa.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës në ora 10:30 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit është raportuar se një territor malor është hasur në bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.
Sipas njoftimit, bimët janë shkatërruar përderisa rasti është duke u hetuar.