Aksident trafiku në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:52
Foto nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar disa kolona.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 31 aksidente, 13 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 18 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës në vazhdimësi u bën thirrje vozitësve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat