Vjedhje, dhunë, heroinë dhe drejtim mjeti pa leje, prangosen 15 persona në Tiranë

Kronikë e zezë

Vjedhje, dhunë, heroinë dhe drejtim mjeti pa leje, prangosen 15 persona në Tiranë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:08
Ilustrim

Në 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 15 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Në këto prangosje janë përfshirë 4 komisariate të policisë së Tiranës.

Konkretisht është kapur dhe ndaluar shtetasi E. O., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale Vjedhja dhe Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Është vënë në pranga shtetasin E. G., 42 vjeç, për posedim heroine dhe E. G. për posedim kanabisi.

“Vihet në pranga shtetasin E. G., 42 vjeç, i cili është kapur në flagrancë duke i dhënë një sasi lënde narkotike të dyshuar heroinë, shtetasit J. Gj. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G. u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi J. Gj.” – njofton policia.

Po ashtu, policia ka prangosur për kundërshtimi të policisë shtetasin E. C., 30 vjeç, si edhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 23 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, për arsye verifikimi.

Është bërë bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Gj., si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur R. Gj., 17 vjeç, pasi në zonën e Institutit Bujqësor, kanë goditur për shkak të detyrës faturuesin e OSHEE-së dhe i kanë thyer atij aparatin matës.

U arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 39 vjeç, pasi, për motive të dobëta dhe në prezencë të dy fëmijëve të mitur, ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit F. A., 37 vjeç, sepse në rrugën ”Ramazan Gaxherri”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Qetësi nuk ka pasur as policia rrugore e cila ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

-F. L., 22 vjeç, A. D., 33 vjeç, A. K., 21 vjeç dhe V. C., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-D. D., 33 vjeç, E. M., 26 vjeç, R. I., 65 vjeç, P. K., 58 vjeç dhe T. T., 32 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat