Përdhunuan të miturën në Kavajë 1 vit më parë, gjykata jep dënim të lehtësuar për 7 të rinjtë

Kronikë e zezë

Përdhunuan të miturën në Kavajë 1 vit më parë, gjykata jep dënim të lehtësuar për 7 të rinjtë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:38
Ilustrim

“Dënim alternativ” është masa e marrë nga Gjykata e Apelit për 7 të miturit të cilët përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata mori masë duke lënë në qeli të miturit që abuzuan me nxënësen e shkollës 9-vjeçare në Kavajë.

Vendimi i plotë i marrë si më poshtë parashikonte 3 deri në 7 vite burg për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e marrë mesditën e sotme në apel, “Dënim alternativ” ose ndryshe dënim me kusht, parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dënimit të më hershëm.

Puna falas për interesin publik është një praktikë që aplikohet gjerësisht në botë si një nga dënimet alternative për personat që kanë shkelur ligjin. E njëjta praktikë pritet të përdoret dhe mbi 7 të miturit.

Ndërkohë dënimi më poshtë është dhe vendimi i plotë i marrë në shkurt për 7 të miturit, dënim ky i cili sot është rrëzuar nga Gjykata e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat