Elbasan, policia kap mbi 25 kg kanabis në dy makina, 3 në pranga - Bota Sot
Elbasan, policia kap mbi 25 kg kanabis në dy makina, 3 në pranga

Kronikë e zezë

Elbasan, policia kap mbi 25 kg kanabis në dy makina, 3 në pranga

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:48
Pamje nga aksioni

Sekuestrohen 28.5 kg kanabis në Elbasan. Operacioni policor i koduar “Domosdova” u finalizua pas një hetimi disamujor.

Në pranga kanë rënë tre persona, përkatësisht T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip "Audi" dhe " Peugeot", kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis"sqaron policia.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat