Dy femra të infektuara me koronavirus shkaktojnë aksident në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy femra të infektuara me koronavirus shkaktojnë aksident në Prishtinë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 12:00
Ilustrim

Të infektuarit me koronavirus po vazhdojnë t’i rrezikojnë të tjerët, duke mos iu përmbajtur masave të vetizolimit.

Një rast i paprecedent ka ndodhur dje në Prishtinë, për të cilin policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh.

Një njësi policore në vendngjarje lidhur me një aksident trafiku, kishte hasur në dy të dyshuara femra kosovare, të cilat kishin deklaruar se ishin të infektuara me Covid-19.

Ndaj të dyshuarave është inicuar rast në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:50.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat