Tentojnë t’u ikin policëve, arrestohen

Kronikë e zezë

Tentojnë t’u ikin policëve, arrestohen

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 12:33
Ilustrim

Një veturë me dy persona brenda ka tentuar të shmang policinë e Kosovës, derisa e njëjta ishte duke i verifikuar dokumentet.

Po ashtu gjatë arrestimit policia ka hasur në rezistencë, teksa një polic ka pësuar lëndime trupore.

“Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, të njëjtit kanë tentuar që të ikin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat