​Arrest shtëpiak për personat që rrahën zyrtarët policorë në Pejë

Kronikë e zezë

​Arrest shtëpiak për personat që rrahën zyrtarët policorë në Pejë

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 14:23
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj katër të pandehurve F.K., A.K., T.K., dhe L.R. për shkak të dyshimit të bazuar se më 13.06.2020, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtarë të policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimi të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat