Arrest shtëpiak ndaj katër personave që sulmuan një polic

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak ndaj katër personave që sulmuan një polic

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve F.K, A.K, T.K, dhe L.R.

Me datë 13.06.2020, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit F.K, A.K, T.K, dhe L.R dyshohet se kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, për çka me qëllim të sigurimi të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat