Prokuroria ngrit 95 aktakuza kundër 109 personave brenda një dite

Kronikë e zezë

Prokuroria ngrit 95 aktakuza kundër 109 personave brenda një dite

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 12:39
Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 95 aktakuza kundër 109 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Nga kërkesa e parë është sekuestruar një automjetit i markës “AUDI”, ndërkaq nga kërkesa e dytë janë sekuestruar pesë kafshë (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”. Prokurorisë Themelore të Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e një automjetit të markës “AUDI” dhe pesë kafshëve (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza, kundër dyzet (40) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së, si dhe janë ngritur tre (3) aktakuzë kundër gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat