Bastisje në burgun e Gjilanit, gjendet një telefon në minifrigoriferin - Bota Sot
Bastisje në burgun e Gjilanit, gjendet një telefon në minifrigoriferin

Kronikë e zezë

Bastisje në burgun e Gjilanit, gjendet një telefon në minifrigoriferin

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot kanë bërë bastisjen e një minifrigoriferi, i cili ishte sjellë nga familjarët e një të burgosuri. Në derën e minifrigoriferit është gjetur një telefon mobil i tipit “Samsung” dhe një karikues.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHKK’ja ka bërë me dije se pas intervistimit, i paraburgosuri ka deklaruar se “telefonin e ka montuar në frigorifer deri sa ka qenë në liri, pasi që i njëjti e ka ditur se do të vijë në burg”.

“Pas intervistimit të të paraburgosurit, i njëjti deklaron se “telefonin e ka montuar në frigorifer deri sa ka qenë në liri, pasi që i njëjti e ka ditur se do të vijë në burg”. Lidhur me këtë rast, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat