Lëndohet këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohet këmbësori pasi u godit nga një veturë në Prishtinë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë. Automjeti ka goditur këmbësorin, me ç ‘rast ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Polcisisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën Bill Klinton, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat