Një person në Kaçanik gjatë ditës së djeshme ka tentuar të vras dy meshkuj kosovarë duke gjuajtur 9 plumba në drejtim të tyre.
Sipas policisë, fatmirësisht asnjëri nga ta nuk është qëlluar mirëpo njëri prej viktimave kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësorë.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Kaçanik 23.07.2020-14:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar por nuk i kishte qëlluar. Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësorë. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës. Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishek dhe një pushkë gjuetie me 27 fishek. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.