Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi që i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familjen e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë në familjen e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.