Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm, bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 63 aksidente në trafikun rrugor, 27 aksidente me të lënduar e 36 vetëm me dëme materiale.
Për të gjithë ata që s’kanë respektuar rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 1304 tiketa, derisa 33 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
27 nga ta janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.