Aksident afër Katedrales, lëndohet rëndë një person

Kronikë e zezë

Aksident afër Katedrales, lëndohet rëndë një person

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:08
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur afër Katedrales në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, dy vetura janë përplasur mes vete me ç’rast një person është lënduar rëndë dhe ka mbetur i shtrirë në tokë.

Në vendin e ngjarjes thuhet të kenë arritur policia dhe ndihma e shpejtë derisa detaje të tjera nuk dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat