Del foto/ Ky është shqiptari 44-vjeçar që i preu kokën nënës së tij dhe e vari tek dera

Kronikë e zezë

Del foto/ Ky është shqiptari 44-vjeçar që i preu kokën nënës së tij dhe e vari tek dera

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:23
Olsi Çekiçi

Shqip ka mundur të sigurojë një foto të 44-vjeçarit, Olsi Çekiçi, i cili shokoi qytetin e Pogradecit dhe jo vetëm pasditen e sotme.

Burime për "Shqip" bëjnë me dije se autori është përdorues i lëndeve narkotike.

Spitali i Pogradecit ka njoftuar se ai është kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjeherë.

Nuk është hera e parë që ai akuzohet për dhunë në familje. Gjithashtu bëhet me dije se ai vuante nga probleme mendore.

*******************

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre në Pogradec, ku një 44-vjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij me thikë. 

Burime  bëjnë me dije Olsi Çekiçi, i ka prerë kokën nënës së tij të moshuar me thikë, dhe i ka varur te dera. 

Autori është përdorues i lëndeve narkotike. Sipas burimeve nga spitali i Pogradecit ai është  kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjehere.

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat