Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në breg të lumit Vjosa në Tepelenë

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në breg të lumit Vjosa në Tepelenë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:22
Lumi Vjosa

Një trup i pajetë është gjetur në lumin e Vjosës në Memaliaj të Tepelenës.

Trupi i përket gjinisë femërore për të cilën nuk dihet ende nëse është mbytur apo vrarë dhe hedhur në lumë.

Trupi është gjysmë i dekompozuar çka të bën të mendohet se ka kohë që gruaja ka humbur jetën, njofton Report.

Ka qenë një i ri, i cili ka pikasur trupin në ujërat e Vjosës dhe ka lajmëruar policinë.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit Tepelenë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat