Arrest shtëpiak për personat që sulmuan policët në oborrin e QKMF-së në Pejë

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak për personat që sulmuan policët në oborrin e QKMF-së në Pejë

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Është caktuar masa e arrestit shtëpiak ndaj A.R dhe B.GJ të cilët në mbrëmjen e 13 gushtit në oborrin e QKMF-së në Pejë kishin sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin duke zbatuar planin operativ COVID-19.

“Me datë 13.08.2020, rreth orës 23:50 min, në oborrin e QKMF-së në Pejë, në bashkëkryerje sulmojnë personat zyrtar të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke i’u shkaktuar lëndime të lehta trupore në atë mënyrë që natën kritike derisa policia ishin në zbatim të planit operativ “Covid -19”, ndalojnë veturën që e drejtonte i pandehuri B.GJ, i cili ju thotë policëve se e ka nënën e sëmurë dhe duhet t’a dërgojë te mjeku, me ç’rast policia ja merr lejen e qarkullimit dhe e lejon të lëvizë duke i kërkuar që t’a sjellë raportin mjekësor por vetura shkon në drejtim tjetër dhe kur arrin te pika tjetër e kontrollit vetura nuk ndalet dhe të dëmtuarit nisen pas tij ku i pandehuri fillon t’i fyej dhe i sulmon duke ju shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Pejës.

Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkëkryes ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat