Aksident i rëndë në Krivovë të Drenasit, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Krivovë të Drenasit, Policia jep detaje

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 14:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Krivovë të Drenasit, sot rreth orës 12:00.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për të kuptuar detajet e këtij aksidenti.

“Rreth orës 12:15, ne Krivovë rr. Prishtine – Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Një kamion dhe një automjet janë përfshirë ne aksident.Dy persona janë lënduar përderisa njësitet kompetente policore po merren me rastin ku janë duke kryer edhe hetimet e nevojshme në vendin e aksidentit”, u shprehë ai.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent dhe gjatë vozitjes shpejtësinë ta zhvillojnë duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat