Pamje të rënda nga aksidenti në Arllat, ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Pamje të rënda nga aksidenti në Arllat, ku vdiq një person

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Arllat të Drenasit.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë një kamionetë dhe një kamion.

“Më datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat