Kontrabanduan 24 shtetas të Sirisë, policia arreston dy shqiptarë dhe dy arabë në Drenas

Kronikë e zezë

Kontrabanduan 24 shtetas të Sirisë, policia arreston dy shqiptarë dhe dy arabë në Drenas

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy shtetas shqiptar dhe dy arab pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në Drenas, pasi policia u kishte gjetur në rimorkion e kamionetës 24 persona shtetas të Sirisë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj dy SH/Shqiptar dhe dy Arab/Irak, pasi që në rimorkion e kamionetës së tyre janë takuar -gjetur, njëzetë e katër (24) persona shtetas nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë me qëllim të dalin në shtetet e BE-së. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat