Në Prishitnë arrestohet i dyshuari për falsifikim parash – policia konfiskon dëshmi relevante

Kronikë e zezë

Në Prishitnë arrestohet i dyshuari për falsifikim parash – policia konfiskon dëshmi relevante

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara, sot ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020, Policia e Kosovës ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro.

‘Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.

Në lidhje me rastin është kontaktuar  prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhëri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara”, thuhet nga raporti policor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat