Prizren, një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua nga një burrë

Kronikë e zezë

Prizren, një vajzë e mitur dyshohet se u dhunua nga një burrë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:33
Foto Ilustrim

Një vajzë e mitur nga Prizreni po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një burrë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor dhe janë shoqëruar në stacion.

“Dyshohet se viktima (e mitur) femër  kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull  kosovar. I dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, ka njoftuar policia.

Policia ka njoftuar se viktima është kthyer në shtëpi.

“Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat