E mitura në Prizren pranon mesazhe erotike në telefon, babai i saj e raporton rastin në Polici

Kronikë e zezë

E mitura në Prizren pranon mesazhe erotike në telefon, babai i saj e raporton rastin në Polici

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 12:18
Ilustrim

Një burrë në Prizren ka raportuar mbrëmë në Polici se vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, burri ishte ankuar se një numër i panjohur kishte dërguar mesazhe me përmbajtje erotike në telefonin e vajzës së tij të mitur.

Policia bën të ditur se me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe rasti mbetet të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat