Ky është i dyshuari në rastin “Karaçeva” që u vetëdorëzua sot në polici

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari në rastin “Karaçeva” që u vetëdorëzua sot në polici

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 22:24
Ilustrim

Sot, në Policinë e Kosovës është vetëdorëzuar Sh.I, i dyshuar për përfshirje në rastin “Karaçeva”, i cili me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan është ndaluar për 48 orë.

Bëhet fjalë për Sherif Ilazin, i cili dyshohet se ka qenë menaxher në një kazino në Karaçevë.

Burime të Sinjalit kanë bërë të ditur po ashtu se, kazino e cila menaxhohej nga Sherif Ilazi, ishte në pronësi të Mentor Maqanit, i cili vazhdon të mbetet në arrati.

Kujtojmë se nga fillimi i këtij mega-aksioni, numri i personave të ndaluar ka shkuar në 63.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat