​Përleshje fizike ndërmjet 5 personave në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Përleshje fizike ndërmjet 5 personave në Prishtinë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet 5 personave.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar me mjete të forta dy persona tjerë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy viktimat m/k, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime. Viktimat, pas tretmanit mjekësor në QKUK njëri është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat