I liruar pak muaj më parë pas kryerjes së dënimit për vjedhje, korçari arrestohet me armë në qytet

Kronikë e zezë

I liruar pak muaj më parë pas kryerjes së dënimit për vjedhje, korçari arrestohet me armë në qytet

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:28
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin Andi Mullalli. Ndalimi i 31 vjeçarit u bë në afërsi të gjimnazit “Themistokli Germenji”.

Ai po udhëtonte me një mjet tip X5 që drejtohej prej tij.

Gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur një armë, ndërkohë që menjëherë është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Andi  alias Klaus Mullalli është një emër i njohur për policinë.

Ai ka dalë vetëm pak kohë më parë nga burgu pasi ka qenë i dënuar për vjedhje me armë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2018 ku Mullalli nën kërcënimin e armës i mori një personi një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro.

“Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, pati njoftuar asokohe policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat