Ilegalisht në lojërat e fatit, arrestohen 13 persona në Prizren

Kronikë e zezë

Ilegalisht në lojërat e fatit, arrestohen 13 persona në Prizren

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:25
Ilustrim

13 persona janë arrestuar mbrëmë në një lokal në Prizren ku po zhvilloheshin lojërat e fatit.

Policia kanë njoftuar se gjatë kontrollit në lokalin ku po zhvilloheshin lojërat e fatit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri, një llaptop, një printer i tiketave të basteve.

Po ashtu aty janë sekuestruar edhe disa kuponë të basteve që të dyshuarit kishin luajtur.

“Prizren 22.10.2020-19:00. Pas pranimit të informatës se në një lokal zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar . Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri , 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve 1 printer i tiketave të basteve . Si dhe disa tiketa (kuponë) të basteve që kanë luajtur të dyshuarit”, kane njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe inspektorët komunalë të cilët edhe kanë mbyllur lokalin.

Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në vendngjarje ka ndalur edhe inspektorët komunalë, ku kanë bërë një procesverbal dhe kanë mbyllur lokalin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat