Kanosi biznesmenin, gjykata lë në burg 31 vjeçarin

Kronikë e zezë

Kanosi biznesmenin, gjykata lë në burg 31 vjeçarin

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:01
Gjykata e Tiranës

Fetur Zani, 31 vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Zani është ndaluar pasi ka kanosur një biznesmen duke i kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh në këmbim të gjetjes së një sheshi për ndërtim pallati.

Gjatë seancës Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për 31 vjeçarin, pasi ky i fundit e ka pranuar vetë veprën penale. Ai ka pretenduar se ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit të biznesmenit, po ky i fundit ia ka dhënë truallin një të njohurit të tij për ndërtim, në mënyrë që të mos paguajë shumën e premtuar.

Gjyakata vendosi në përfundim të seancës, lënien në fuqi të vendimit për arrest me burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat