Para pak minutash ka ndodhur një aksident në qendër të Prishtinës më saktësisht në semaforat tek Katedralja, shkruan “Bota sot”.
Nga fotot e arritura tek “Bota sot”, në aksident janë të përfshira dy vetura të cilat janë të dëmtuara mirëpo që të lënduar nuk ky aksident nuk ka.
Policia pritet të vie në vendin e ngjarjes, ndërsa komunikacioni është i bllokuar momentalisht.
Duhet theksuar që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 37 aksidente trafiku, 16 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 21 të tjerë me dëme material.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 799 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion./BS